E Diel, 1 Nëntor 2026

Në treg kartëmonedha e re 200 lekëshe

21/07/2009  Banka e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë hodhi dje në qarkullim kartëmonedhën e re të prerjes 200 lekëshe që do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se vendimi për rishtypjen e kësaj kartëmonedhe synonte modernizimin e kartëmonedhës me prerje 200 lekë, sipas standardeve më të mira të arritura në fushën e emisionit të parasë. Kartëmonedha e re ka në përbërjen e saj të gjitha elementet bashkëkohore të sigurisë, që përdoren aktualisht në këtë fushë. Hedhja në qarkullim e kësaj kartëmonedhe i shërben përmirësimit të cilësisë së parasë në qarkullim. Banka e Shqipërisë njofton se gradualisht do të tërhiqen nga qarkullimi kartëmonedhat e dëmtuara duke u zëvendësuar me kartëmonedha të reja. Kartëmonedha e re, e prerjes 200 lekë që është emetim i vitit 2007, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën e prerjes 200 lekë që është emetim i vitit 2001.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›