Britani, përdorimi i rrjeteve sociale mund të kufizohet

Këtë e ka bërë të ditur sot kryeministri Dejvid Kameron. “Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këto akte të tmerrshme janë zbuluar falë faktit se ato janë organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale”, u shpjegoi kryeministri parlamentarëve të thirrur në sesionin e jashtëzakonshëm.
“Flukset e informacioneve falas mund të jenë shumë të dobishme, por ato mund të shërbejnë gjithashtu për të kryer krime”, theksoi ai, duke shtuar se “kur njerëzit përdorin disa rrjete sociale për të kryer akte dhune, ne duhet t’i arrestojmë”.
“Po përpiqemi bashkë me policinë dhe shërbimet e zbulimit të vendosim nëse do të ishte me vend t’i pengonim njerëzit të komunikonin nëpërmjet këtyre shërbimeve kur e dimë se ata po përgatisin akte dhune, krime apo trazira”, shpjegoi Kameron.
Gjatë katër netëve të trazirave që tronditën Britaninë e Madhe që nga e shtuna në mbrëmje, policia mbikëqyri rrjetet sociale që shërbenin shpesh si bazë për sulmuesit. Shumë persona të dyshuar se kanë përdorur Facebook-un, Twitter-in dhe mesazhet e BlackBerry Messenger (BBM) për të nxitur dhunën, janë arrestuar ditët e fundit.
Ndërkaq, Scotland Yard deklaroi sot se mbi gjysma e 240 personave të dalë para trupit gjykues, janë të mitur.
/Start/E.B/
2011-08-11 21:50