E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarje makabër në Korçë, gjendet e masakruar një femër

Viktima ende e paidentifikuar ishte masakruar para se të hidhej aty. Ngjarja bëhet akoma më makabre, pasi asaj i ishte prerë koka, këmbët dhe duart, duke e bërë të pamundur identifikimin.

Aktualisht pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të kuptuar nëse trupi ishte gjymtuar para apo pas vrasjes. Policia ka zbuluar se viktima e seksit femër mund të jetë rreth 30 vjeç, ndërsa masakrimi i saj ka ndodhur ditën e djeshme.

Njoftimi i Policisë së Korçës bëhet rrëqethës, pasi më të mbërritur në vendin e ngjarjes efektivët blu kanë gjetur gjymtyrët e gruas në një qese, ndërsa trupin larg tyre. Në një qese tjetër ata kanë parë të paketuar rrobat e saj. Ndërkohë, mësohet se trupit të masakruar nuk i është gjetur ende koka.

Nuk dihet ende autori i kësaj ngjarje makabër që ka tronditur banorët e zonës, ndërsa policia lëshon një apel nëpërmjet mediave që çdo familje të denoncojë në polici mungesën e një familjari, në mënyrë që të ndihmojë për identifikimin e saj. /Start/

                                                                                             2011-08-12 09:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›