E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja shfyqëzon 2 nene të ligjit të pronave

Gjykata Kushtetuese shfyqëzon dy nene të ligjit për kthimin dhe kompesimin e pronave duke i hequr të drejtën drejtorit të përgjithshëm të Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave për të vendosur për një pronë. Padia e bërë nga Avokati i Popullit për këtë çështje është pranuar nga gjykata e cila i ka dhënë të drejtë këtij institucioni. Sipas komisionerit të Avokatit të Popullit për në Gjykatën Kushtetuese, Frederik Paskali tashmë çdo pronar i cili pretendon se me firmë të drejtorit të përgjithshmë të kthimit dhe kompesimit të pronave i është hequr me pa të drejtë titulli i pronësisë ka të drejtë siç ka qenë më parë të shkojë në gjykatë. Pikërisht këtij institucioni i takon të vendosë për një pronë dhe jo firmës së një titullari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›