E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekomandimi i KE për vizat, Berisha: Kushtet do trajtohen me seriozitet

TIRANE- "Një arritje historike dhe e shumë pritur prej shumë dekadash cilësoi kryeministri Berisha vendimin e KE për rekomandimin për liberalizimin e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët. Një orë pasi Brukseli dhe ambasadori i KE-së në Tiranë konfirmoi lajmin kryeministri Berisha doli në një konferencë për shtyp dhe tha se u mbajt një premtim i qeverisë.
“Falenderoj KE, dhe Barroson për vendimin dne kontributin e jashtëzakonshëm të tyre. Garantoj komisioneren Malmstrom dhe të gjitha vendet anëtarë të KE-së se tre cështjet e lëna në ngarkim nga autoritete shqiptare do të trajtohen dhe po trajtohen me seriozitetin më të madh, një lloj si të gjitha paketat e udhërrëfyesit të KE për heqjen e vizave.”- tha kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›