E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Presidenti i ri duhet ta kuptojë se nuk është i pari i vendit

Share

Largimi i Gazmend Oketës dhe deklaratat e tij se PD funksionon si në komunizëm kanë trazuar jo pak Partinë Demokratike. Po ashtu dalja në skenë edhe e Aleancës Kuq e Zi. Dy zyrtarë të PD, në intervista të ndryshme, thonë se këto dy forca politike nuk do kenë asnjë ndikim në elektoratin e tyre. Jemin Gjana thotë për Shqip se nga PD kanë dalë gjashtë parti dhe nuk e kanë dëmtuar as në ditët më të vështira, jo më tani që është në pushtet. Kurse Astrit Patozi thotë për emisionin Pesë pyetjet e Babaramos se dy partitë do jenë thjesht rrëke. Kurse për Oketën, Patozi thotë se njerëzit nuk votuan Oketën, por Berishën, njësoj siç ka ndodhur edhe në zonën e vetë Patozit. Fakti që Olldashi ka përmendur Jozefina Topallin si kandidate për presidente, tregon sipas Patozit se në PD ka mendime ndryshe (!?). Në intervistë Patozi i kujton presidentit të ri të mos marrë kot pasi nuk është ai i pari i vendit. Presidenti i ri duhet të ketë frymën e Kushtetutës, honorifik, duhet që presidenti ta kuptojë se jo duke lexuar protokollet e shtetit është i pari dhe mbetet i pari. Ne jemi republikë parlamentare dhe ai është president presidencial, tha Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›