E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja shqyrton ligjin per Akademine

Gjykata Kushtetuese do te nise sot shqyrtimin e kerkeses se 1/5 te deputeteve te opozites per shfuqizimin e ligjit per "Akademine e Shkencave", si dhe pezullimin e tij derisa kjo gjykate te dale me nje vendim. Kjo eshte hera e dyte qe Gjykata Kushtetuese merr ne dore nje kerkese per te njejtin ligj. Vetem pak muaj me pare po kjo gjykate shqyrtoi kerkesen e opozites per shfuqizimin e kater neneve, qe deputetet e majte i quajten antikushtetuese si ai 5, 6, 7 dhe 8 i ligjit. Gjate shqyrtimit te kerkeses, Kushtetuesja vendosi te pranoje vetem shfuqizimin e nenit 8 te ligjit, i cili vendoste tavan per daljen e akademikeve ne pension ne moshen 75-vjecare. Por kete here opozita kerkon shfuqizimin e te gjithe ligjit, pasi ai ne thelb bie ndesh me Kushtetuten. "Te shfuqizohet si antikushtetues ligji per Akademine e Shkencave, si dhe te pezullohet deri ne shqyrtimin perfundimtar te kesaj ceshtjeje nga Gjykata Kushtetuese", kerkojne 28 deputetet e opozites. Gjate shqyrtimit te ligjit ne komisionet parlamentare dhe Kuvend, opozita kundershtoi ashper nismen e re te qeverise per akademine dhe premtoi se do te ankohet ne Kushtetuese per drejtesi. Kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj, eshte shprehur ne Kuvend se me ndryshimet ligjore per Akademine e Shkencave i hiqet pavaresia ketij institucioni, pasi lihet ne varesine e qeverise. Sipas Leskajt, ligji diskriminon akademiket per shkak te moshes dhe i heq autonomine akademise. Pretendim ky qe mazhoranca e quajti absurd. Ndersa Pellumb Xhufi i ka cilesuar ndryshimet ne ligjin per akademine si antikombetare. Kryeministri Sali Berisha gjate debateve ne seance premtoi se reforma po behet per permiresimin e akademise, jo shkaterrimin e saj. Sipas tij, ndryshimet ligjore nuk jane per politizimin e ketij institucioni. Pavaresisht sqarimeve te qeverise, opozita vleresoi se ndryshimi per ligjin e Akademise se Shkencave eshte antikushtetues dhe nuk synon reformim. Perkundrazi, sipas te majteve, qeveria e ktheu akademine ne nje OJF, e cila vetem funksion shkence nuk mund te beje. Argumentet qe do te paraqesin dhe sot para Gjykates Kushtetuese opozita, do te jene dhe se ligji cenon akademiket dhe i neperkembe ato.

R.Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›