Grindje dhe depresion, zgjedhin veteflijimin
Nje 36-vjecare, nene e dy femijeve, ka zgjedhur t'i jape fund jetes pas grindjeve te vazhdueshme ne familje. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores bene te ditur mbreme se Valentina Godole, nene e tre femijeve, ka nderruar jete ne spitalin e qytetit. Gruaja e re mesohet se ka kryer gjestin ekstrem ne banesen e saj ne lagjen "11 Janari" te qytetit te Vlores, ndersa ne banese ndodheshin edhe femijet. Pasi ka gelltitur nje sasi te madhe fostoksine, ajo ka dale nga dhoma, duke i thene bashkeshortit se "beri ate qe kishte nder mend". Burri ka transportuar ne spital 36-vjecaren, e cila, ndonese ka marre ndihmen e pare, nuk ka mundur t'i mbijetoje dozes se madhe te helmit. Burime nga uniformat blu bene te ditur se pista, mbi te cilen po hetohet, eshte ajo e grindjeve me bashkeshortin e saj, i cili sapo ishte kthyer nga Greqia, ku punoi per disa vite si emigrant. Ne lidhje me kete piste kane filluar hetimet, ndersa bashkeshorti i viktimes do te merret ne pyetje pas ceremonise mortore. Nderkohe 26-vjecar nga Malesia e Madhe, babai i dy femijeve, i ka dhene fund jetes se tij ne oret e para te mengjesit te djeshem ne kushtet e depresionit, sipas hetimeve te deritanishme te policise. Burime zyrtare policise vendore thane se Muhamet Kurtaj, lindur dhe banues ne fshatin Palvar, te komunes Qender Koplik, u gjet i vetevarur ne katin e dyte te baneses se tij. Grupi i hetuesve, qe ka shkuar ne vendngjarje, mesohet se ka marre ne pyetje te afermit e viktimes dhe ka arritur ne konkluzionin paraprak se 26-vjecari eshte vetevarur ne kushtet e depresionit, i shfaqur tek ai kohet e fundit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bene te ditur dje se Prokuroria e ketij rrethi ka nisur hetimet e rastit, ndonese nuk duket te kete elemente per vepren penale te "shkaktimit te vetevrasjes".