Tiranë, bulevardit "B.Curri" i shtohen 100 pemë
TIRANE- Në kuadër të muajit të pyllëzimit dhe përmbushjes së objektivave për përmirësimin e cilësisë së mjedisit në Tiranë, kryebashkiaku Edi Rama mori pjesë në procesin e gjelbërimit të bulevardit “Bajram Curri”. Se bashku me fëmijët e kopshtit 24 të kryeqytetit Edi Rama mbolli disa pemë, të llojit rrap, të cilat i shtohen aksit të rikonstruktuar të kësaj rruge.
Kjo inisiativë tha kryebashkiaku i shërben nismës për një Tiranë të pastër dhe ambientale ndërsa i bëri thirrje bisnesit të kontribuojë në këtë nismë.
Duam t'i themi të gjithë prindërve se duhet të bëjmë më tepër të gjithë së bashku për të mbjellë nga një pemë për çdo njeri, që të simbolizojë bashkimin tonë për të mirën e fëmijëve tanë për një të ardhme me ajër të pastër me shoqëri të shëndetshme"- tha kryebashkiaku Rama
Nisma e bashkisë së Tiranës për gjelbërimin qytetit do të vijojë në të gjitha bulevardet kryesore. Rreth 3000 pemë dekorative të llojeve të ndryshme si rrap, bli aromatic, manjola, gështenja, shkurre dekorative do të mbillen përgjate periudhës dhjetor 2008-janar 2009.
(s.g/BalkanWeb)