E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja vendos: Pezullohet ligji per kufirin, shqyrtimi me 8 dhjetor

Gjykata Kushtetuese pezullon procedurat per ratifikimin, votimin ne Kuvend te marreveshjes mes Shqiperise dhe Greqise per kufijte detare. Me shumice votash, anetaret e kesaj gjykate, vendosen dje pezullimin e procedurave, deri ne momentin e marrjes se nje vendimi perfundimtar, per te quajtur te ligjshme apo jo marreveshjen per kufijte detare me vendin fqinj. Ne shqyrtim, Gjykata Kushtetuese, pranoi vetem ankesen e bere nga Partia Socialiste si ne perputhje me permbajtjen e ankeses dhe statusit te saj. Nderkohe qe rrezoi ankesat e bera nga pese partite e tjera politike, po per te njejten ceshtje, si Partise Social Demokrate, Demokracia Sociale, Demokristiane, "Ligj dhe Drejtesi" dhe Partise G99. Parti qe kishin te njejtin objekt, shqyrtimin si te papajtueshem me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise te Marreveshjes se nenshkruar ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Greqise per kufijte detare. Seanca e radhes, kur Gjykata Kushtetuese, do te shqyrtoje ankesen e PS-se, do te zhvillohet ne daten 8 dhjetor, ku per shkak te perparesise se ankeses, pritet te jape nje vendim te shpejte per te. Aktualisht marreveshja nuk eshte ne axhenden e Kuvendit per votim. Gjashte parti politike ankimuan ne Gjykaten Kushtetuese marreveshjen mes Shqiperise dhe Greqise, per ndryshimin e koordinatave kufitare detare. PS dhe pese parti te tjera opozitare, e ankimuan kete marreveshje, me pretendimin se pas ndryshimit te koordinatave kufitare detare mes dy vendeve fqinje, fshihet nje afere korruptive. Sipas pretendimeve te paraqitura ne ankesen e PS, kjo marreveshje cenon pavaresine e shtetit dhe teresine e territorit te tij. R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›