E Diel, 1 Nëntor 2026

Sterkaj pranohet ne grupin e PS-se

Vendimi

Grupi Parlamentar i Partise Socialiste ka pranuar dje kerkesen e deputetit Paulin Sterkaj per tiu bashkuar ketij formacioni. Mbledhja e djeshme ka marre ne shqyrtim edhe kete ceshtje e cila ndryshon serish raportet parlamentare. Per me teper largimi i deputetit te Gjirokastres Vangjel Tavo humbet efektin e vet me nje hyrje te re ne seline roze e cila eshte ne fakt nje rikthim i Sterkajt ne radhet e saj. Nje vlere e shtuar e ketij plotesimi eshte edhe fakti se Sterkaj eshte nje deputet i Qarkut te Shkodres qe njihet si bastion i Partise Demokratike por qe me zhvillimet e fundit i jep te drejten selise roze qe me pese deputetet e saj te kerkoje me ambicie te reja perfaqesimin e vet ne zona te konsideruara deri dje problematike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›