Gerdec, tjeter viktime ne familjen Deliu
Dhimbja vazhdon te thellohet ne familjen Deliu, edhe nje tjeter pjesetar i saj pikerisht 48-vjecari Qemal Deliu i plagosur gjate shperthimit ne Gerdec, ka humbur jeten ne spitalin e Brindisit. Nderkohe qe numri i viktimave te cilet humben jeten ne kete tragjedi shkon ne 25. Pas plageve te marra ne me shume se 80 per qind te trupit, dhe megjithese ka pasur nje kurim te specializuar, 48-vjecari nuk ka mundur t'u beje balle ketyre djegieve. Megjithese mjeket italiane por edhe interesimi i drejtuesve te Ministrise se Shendetesise ka qene i larte, perseri nuk eshte bere e mundur shpetimi i jeteve te personave, te cilet kane qene ne gjendje kritike per jeten. Nderkohe qe nga personat, qe po kurohen jashte vendit asnje prej tyre nuk eshte kthyer ne Shqiperi, pasi plaget e marra kerkojne ende trajtim dhe kujdes te vazhdueshem shendetesor.
Familja Deliu
Familja Deliu, e cila jetonte vetem pak metra larg zones ku ndodhi shperthimi ne fshatin Gerdec, ka pasur edhe numrin me te madh te viktimave. Dy prej te cileve pikerisht Kore dhe Qemal Deliu, kane humbur jeten ne spitalet italiane, kurse tre pjesetaret e tjere u gjeten te vdekur ne zonen e shperthimit dhe nen rrenojat e baneses se tyre. Me i vogli ka qene Flavio, 3 vjec, nderkohe qe edhe nena e tij shtatzene ka humbur jeten diten e shperthimit, me 15 mars. Kurse viktima e peste eshte Jetmiri nje tjeter pjesetar i kesaj familjeje. Sipas te dhenave nga spitali i Brindisit, pohohet se 48 vjecari kishte plage te renda, te cilat megjithese jane kuruar ne menyre te specializuar perseri nuk kane mundur qe te largojne Qemal Deliun nga kthetrat e vdekjes. S.Isaku