E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romeo e Zhuljeta per here te pare ne skenen e TKOB

“Romeo dhe Zhulieta” është nja nga titujt më të mëdhenj të teatrove të fjalës, ashtu dhe atyre muzikor. Për herë të parë në historinë e tij teatri shqiptar i Operas dhe baletit do të verë në skenë këtë balet. Për t’a realizuar atë nga ana koreografike është ftuar bullgari Peter Lukanov, ndërsa muzika e Sergei Prokofiev do të udhëhiqet nga dirigjenti Ermir Krantja. Të mjeshtave do t’ju duhet vërtet shumë mund për të arritur shfaqjen në pak kohë me një trup baleti dhe një orkestër e cila interpreton shumë rrallë vepra kaq të mëdha.

“Është hera e parë që jam këtu, më pëlqen të punoj më artistët shqiptar, por është një punë shumë e vështirë të meresh me Shekspirin dhe Prokofiev. është një performacë gjigande dhe normalisht do të duhej më shumë se një muaj, por po e punojnë për 20 ditë. Po lodhemi shumë, por të gjithë do të japim gjithëcka që publiku të shoh një shfaqje të madhe surprisë”, shprehet Peter Loukanov, koreograf.

"Si për trupën por dhe për orkestrën, dhe për Teatrin e Operas kjo është një vepër që vërtetë i ngre dinjitetin shumë teatrit. Dhe mesa shoh dhe unë në prova, do të jetë një vepër vërtetë nga ato të rrallat që teatri herë pas here realizon. Jam shumë i kënaqur jo vetëm për atë impenjim që ka partitura po më jep mundësinë që unë të shpërthej në atë mënyrë sic dua unë", tha Ermir Krantja, dirigjent.

“Romeo dhe Zulieta” do të interpretohet nga Enada dhe Gerti Vaso, Odeta Dishnica dhe Ervis Nallbani si dhe trupa e baletit. Shfaqja do të ketë premierën të premten dhe do të shfaqet për katër netë në Tiranë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›