Rrezatimi nuk na prek fizikanti Civici Japonia eshte larg
Skenari i '86 kur reja bërthamore e Cernobilit mbërrit deri në Shqipëri nuk ka gjasa të përsëritet me Japoninë. Shpërthimi i reaktorit nuklear të Fukushimës dhe rrezikimi i një tjetri, sipas fizikanit bërthamor Niko Civici nuk do të mund të përhapet përtej Paqësorit. Pra, hë për hë mund të themi se Shqipëria është e sigurtë.
"Deri tani rrezikimi i pjesës tjetër të botës nuk është serioz për arsye sepse sasitë e lëndës radioaktive të lëshuara konsiderohen të jenë mjaft të vogla. Parashikimet tregojnë që lëvizjet e erërave nga Japonia cojnë drejt oqeanit paqësor, kështu që gjithë pjesa e lëndëve radioaktive do të prekë zonën e oqeanit për 4-5 ditët e ardhshme", thotë Civici.
Por ekzistenca e të tjerë centraleve nuklearë, sidomos ato të Europës Qëndrore, në skenarin më të keq nuk e lenë Shqipërinë jashtë hartës së ndotjes. "Për sa i përket ndikimit në Europë, nëse ndodh një aksident sic patëm eksperiencën gjatë aksidentit të Cernobilit, masat ajrore lëvizin shumë, qarkullojnë nëpër Europë. Ndikimi mund të jetë, shkalla se sa do jetë ndikimi pastaj do varet shumë nga kushtet meteorologjike të asaj periudhe", vijon profesor Civici.
Pas Japonisë, Europa është përfshirë nga debati për sigurinë e centraleve të veta bërthamore. Rasti i Cernobilit vërtetoi se pavarësisht nga largësia kur bëhet fjalë për energjinë bërthamore askush nuk është i sigurtë.
Elona Gjylmi