Pse duhen ngrire kredite e keqija
NgaFATOS COCOLI
Kredite qe kane veshtiresi per tu shlyer nga biznesi apo qytetaret bankat i klasifikojne ne kredi te keqija. Per periudhen janar-qershor 2010 kredite e keqija ne totalin e huave te dhena nga bankat tregtare perbenin...
12.2 per qind te tyre. Ne nje stok kredish mbi 700 milione euro kuptohet qe rreth 85 milione euro hua me probleme jane nje shifer e konsiderueshme. Nje numer sipermarrjesh te konsoliduara shqiptare jo per faj te tyre sot jane ne veshtiresi per te shlyer kredite e marra. Pasojat e krizes kane renduar ndjeshem mbi to. Kerkesa e komunitetit te biznesit per te realizuar ne marreveshje me komunitetin bankar te vendit nje ngrirje te perkohshme per nje periudhe disa muaj deri ne nje vit te kredive te keqija eshte mese e arsyeshme. Pak muaj apo nje vit armepushim mosrendje borxh pas borxhi per te shlyer huane mund ti jape dore shume biznesit ta marre
veten dhe te kaperceje veshtiresite duke iu rikthyer shpejt pagesave te rregullta te kesteve te kredive bankare. Por lypset mirekuptimi dhe sidomos veshtrimi largpames i bankave tona tregtare. Per kete komuniteti i biznesit ka kerkuar edhe ndihmen e strukturave perkatese shteterore. Ne radhe te pare te Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes. Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Tiranes organizoi pak dite me pare nje takim te anetaresise se saj me zv.kryeministrin dhe ministrin e Ekonomise Ilir Meta. Ky dikaster mund te beje shume me lobimin e tij per te ndihmuar biznesin. Me dhjetera milione euro kredi te veshtira jane pa dyshim nje problem serioz per biznesin. Nevojiten negociata te kujdesshme dhe nje partneritet i shendoshe me komunitetin e bankave tregtare. Nga ana tjeter ky komunitet duhet ta kuptoje se prapa interesave te biznesit te konsoliduar shqiptar qe ka veshtiresi te perkohshme pagesash qendron e gjithe qeveria dhe strukturat e tjera shteterore. Pa dyshim edhe Banka jone Qendrore Banka e Shqiperise si institucion jo vetem ne mbrojtje te cmimeve dhe kontrollit te inflacionit por ne radhe te pare te shendetit dhe mbarevajtjes teresore te ekonomise e veprimtareve te saj mund te luaje nje rol thelbesor nje rol ndihmes dhe keshillues prane bankave tregtare. Nuk eshte nje vendim i lehte ngrirja e perkohshme e pagesave te kredive me veshtiresi por ama eshte nje sipermarrje ne dobi te te dyja paleve. Bankat ndihmojne ne nje moment te veshtire kompani te biznesit-kliente te tyre serioze dhe me te ardhme. Por edhe veten e tyre. Pse ne me pak apo dhe vetem nje vit sherojne nje pjese te kredive te keqija i fusin ato natyrshem ne kategorine e kredive qe shlyhen normalisht Nje veprim te tille te ngrirjes se perkohshme te kredive te keqija e kane sugjeruar dhe ndihmuar zbatimin edhe Rezerva Federale Amerikane Banka Qendrore e SHBA-ve dhe Banka Qendrore Europiane ne pikun e krizes boterore financiare ne periudhen nentor 2008-qershor 2009. Dhe shume vende e kane zbatuar me sukses. Komuniteti shqiptar i biznesit nuk po kerkon kryerjen e nje misioni te pamundur. Po ashtu mund te rishikohen normat e interesit dhe zgjatja e afateve te shlyerjes se kredive. Biznesi po kalon nje periudhe te veshtire. Sektori bankar e kaperceu momentin e vet te rrezikut. Sipas Bankes se Shqiperise depozitat bankare ne shtator 2010 ne raport me shtatorin 2009 jane rritur me 70 per qind Nje shifer entuziasmuese. Vete guvernatori Fullani u shpreh dje se bankat jane te shendetshme. Ka ardhur koha qe nje pjese e biznesit ne Shqiperi dhe pikerisht bankat tregtare tia shtrijne doren e ndihmes pjeses tjeter kompanive shqiptare. shte nje dore e nderur qe do te mund te thote shume per te dyja palet. Dhe madje edhe per gjasat e zhvillimit te mbare te ekonomise sone ne vitet e aferta qe vijne. Kete lypset qe bankat tona tregtare ta kuptojne mire. Ato nuk mund kurrsesi te ndihen rehat dhe te zhvilluara ne rast se nje pjese e mire e biznesit serioz dhe me perspektive te ketij vendi ndihet ne veshtiresi. Vetem duke mbeshtetur njera-tjetren binomi banka-biznese do te mund tia shnderroje pamjen Shqiperise sone dhe ta beje realisht europiane.