E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend Berisha PS mbron krimet monstruoze te Enver Hoxhes. Basha Akuzat ndaj Policise nga ata qe ngrohnin makinat luksoze te ish ministrave socialiste

28-10-2010 / Gazeta 55

Opozita vazhdon te hedhe vallen e vdekjes pergezon krimet si shkas per te bojkotuar Kuvendin


E trishte e hidhur e padenje do te regjistrohet kjo dite ne historine e ketij paralamenti nuk behet fjale per ndertesen debati eshte per kultin e njeriut me mizor diktatorit me mizor ne historine e pasluftes Enver Hoxha- kjo ishte parathenia e fjales ne Kuvend te kryeministrit Berisha duke iu pergjigjur njekohesisht akuzave te PS per ngritjen e nje parlamenti te ri ne vend te Piramides. Sipas Berishes nuk behet fjale per shembjen e nje ndertese te thjeshte PS mbron kultin e nje diktatori mbron krimet me monstruoze te nje njeriu sic e quajti ai Enver Hoxhen Hitleri i fundit i mbetur ne Europe. Po mbroni kultin e tij te mbrosh apologjine e tij do te thote te besh apologjine me krimet me monstruoze. Mazoleu i Hitlerit ne qender te Tiranes qenka trashegimi e madhe per ju bijte e eterve te komunizmit por jo popullin shqiptar- vazhduan akuzat e kryeministrit.


Opozita vazhdon te hedhe vallen e vdekjes pergezon krimet si shkas per te bojkotuar Kuvendin


Opozita e degedisur ia ka dale edhe gjate dites se sotme qe te gjeje shkasin e duhur per te bojkotuar punimet e seances plenare te Kuvendit te Shqiperise. Pas 60 minutave debat te ashper i shoqeruar me polemika dhe akuza te ndersjella PS ka gjetur rastin te hedhe balte mbi punen e Policise se Shtetit duke aluduar se duhej mbrojtur jeta e kryekomunarit ne Kukes Remzi Veseli. Ndonese ska mjaftuar vetem kjo kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci deklaroi se deputetet socialiste jane ne rrezik pasi sipas tij jane kercenuar me jete. Ka mjaftuar deklarata e tij qe deputetet e opozites me urdher te Rames te dalin nga salla e Kuvendit.


Sulmet ndaj Policise plan diabolik nga ish kapobando qe ngrohnin makinat luksoze te ish ministrave te mazhorances socialiste


Akuza e ministrit te Drejtesise Bujar Nishani PS tentoi te devijoje hetimet per vrasjen e ish deputetit Xhindi


Ministri i Brendshem Lulzim Basha i ka kerkuar sot Partise Socialiste te heqe dore nga politizimi i cdo ngjarje me pasoje vdekjen. Duke marre shkas nga ekzekutimi mafioz i kryekomunarit Remzi Veseli Basha garantoi opoziten se do ti vihet ne dispozicion edhe dokumentet e hetimit. Duke folur ne seancen plenare te Kuvendit ministri Basha i kerkoi opozites te mos politizoje cdo ngjarje kriminale ndersa i ftoi ata qe ne ruajtje te sekretit shteteror te vihen ne dijeni te hetimeve te deritanishme per vrasjen e kryekomunarit Veseli por qe te mos i perdorin ato per debate politike. Gjithashtu Basha theksoi se ekspertet me te mire te ministrise se brendshme ndodhen ne Kukes dhe po hetojne per te zbardhur vrasjen e kryekomunarit Veseli. Ai vuri ne dukje se edhe pse hetimi vijon dhe dokumentat e tij jane nje sekret hetimor ato te vihen ne dispozicion te opozites por jo per debat politik. Ministri i Brendshem Lulzim Basha akuzoi gjithashtu opoziten se ka nisur nje fushate denigruese ndaj strukturave te Policise se Shtetit. Sipas tij sulmet ndaj zevendesdrejtorit te pergjithshem te policise se shtetit Agron Kulicaj jane nje plan diaboli per te sulmuar policine dhe luftes se saj ndaj krimit te organizuar. Ne kete drejtim Basha kujtoi se keto akuza vijne pikerisht nga ata perfaqesues te lidhur me krimin qe deri pak vite me pare ngrohnin makinat luksoze te ministrave te ish mazhorances socialiste


Nishani PS tentoi te devijoje hetimet per vrasjen e ish deputetit Xhindi


Ka pasur tentativa per te devijuar hetimin per vrasjen e deputetit te PS-se Fatmir Xhindi. Keshtu eshte shprehur ministri i drejtesise Bujar Nishani duke iu pergjigjur akuzave te opozites se si vrasja e deputetit Xhindi ashtu edhe ajo e kryekomunarit Veseli jane me motive politike. Nishani duke i cilesuar akuzat e opozites per vrasje politike si paragjykime qe i behet akteve te renda kerkoi qe te respektohet sekreti hetimor. Nuk mund te arrihet ne nje vendim perfundimtar pa mbledhur te gjitha provat ne menye qe hetimi te mos deshtoje. Po behet nje hetim i thelluar per vrasjen e deputetit Xhindi- u shpreh ministry Bujar Nishani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›