Zbrazeti
NgaGJERGJ META
Ka kohe qe ne media jane te pranishme kronika me vrasje dhe vdekje sidomos ne javet e fundit. Vrasje per hakmarrje vrasje per nje sherr banal vrasje aksidentale neper rruge vetevrasje etj. zene jo rrallehere faqet e para te gazetave e te edicioneve informative. Komentet jane te shumta here - here te motivuara nga emocioni...
negativ qe shkaktojne keto ngjarje here - here nje deshire per te reflektuar se pse ndodhin kaq shpesh dhe ne nje popullsi kaq te vogel e here te tjera te shoqeruara nga reflektime disi te percipta. shte e lehte te gjesh neper media ide si p.sh. e ka fajin Kanuni e ka fajin shteti e ka fajin politika e te tjera gjera te ketij lloji. Ata qe nuk e njohin Kanunin ia faturojne atij shume nga dukurite e siperpermendura te tjere ia faturojne politikes jo pse i dhimben viktimat por sepse ka nje interes politik dhe luhet
brenda nje konteksti para elektoral. Me thene te drejten edhe pse ne te gjitha keto persiatje mund te kete njefare te vertete e mund te gjenden cifla arsyetimi korrekt jam i cytur te mendoj se rrenjet e kesaj kulture vdekjeje gjenden dikur tjeter.
Tia faturosh keto gjera dickaje te jashtme sikurse mund te jete ne kete rast kanuni apo politika do te thote te mos e perballosh problemin drejt e ne rrenje sepse do te thote te mos e shkulesh gramin nga rrenjet.
Keto dukuri jane vetem pjesa e dukshme dhe shprehja epidermike e nje lloj zbrazetie ekzistenciale. Per ata qe e dine cfare eshte ekzistencializmi te pakten ai sartrian me derivatet e tij e dine mire se me kete term jeta e njeriut fillon e mbyllet me caqet kronologjike lindja dhe vdekja pra vetem ekzistenca fizike. Kjo do te thote se nuk ka nje shestim te pertejme per njeriun nuk ka as para lindjes e as pas vdekjes dicka qe e mban jeten ne tension per tu permbushur. Kjo ide e jetes sjell ne zhvleresimin e saj ne zbrazjen e saj nga cdolloj permbajtje duke e kthyer ate ne nje ene pa gje brenda. Si e tille ajo eshte ne disponim te me te fortit te me te egersuarit te me te pasurit.
Si shfaqet kjo gje Duke filluar nga dukurite e mesiperme qe jane vetem vijat e trasha te dukurive te tjera si aborti eutanazia prostitucioni marredheniet njedrejtimeshe apo devijuese sikurse pedofilia e homoseksualizmi me derivatet e tij e duke vazhduar ne strukturat qe stimulojne dhe prodhojne zbrazeti ekzistenciale si mafia qe kap shtetin shkollat qe nuk kryejne funksionin e tyre edukues konkurenca e pandershme ne ekonomine e tregut e duke i vene kapak me vizione antropologjike e sociologjike te karakterit relativist individualist arrivist hedonist etj.
Prandaj ceshtja nuk eshte vetem juridike politike sociologjike e do te guxoja te thoja as vetem aksiologjike vlerore por mbi te gjitha ontologjike qensore madje madje shpirterore sepse aty gatuhet dhe edukohet njeriu aty ajo cka eshte perkon me ate cka ekziston.
Ne ne Shqiperi kaluam nga nje regjim kolektivist ne nje indvidualist ekzistencialist. Nuk ka ndodhur nje zevendesim i ketyre dy regjimeve nga njeri-tjetri thjesht jane perziere duke nxjerre si produkt nje monster njeriu i ri. Kur ne kete perzierje hidhen edhe copa atavizmash zakonore atehere eshte edhe me keq. Secili nga keto dy regjime se pari i heq njeriut marredhenien me pertejshmerine kusht i domosdoshem qe jeta dhe shume realitete te tjera te kete nje vlere. Ne kete menyre i hiqet marredhenia e tij me vlerat kryesisht me vleren bazike te jetes. Per ate kolektivist jeta vlen me pak se kolektivi dhe Partia ndersa per ate individualist jeta vlen sa eshte efikase sa sjell numra e sasi ndryshe nuk ka vlere. Ne te dyja rastet jeta thjesht nuk vlen.
Lufta kunder hakmarrjes krijimi i kuadrit ligjor per nje lufte sa me efikase kunder krimit te organizuar e te paorganizuar duhet te filloje nga promovimi i nje kulture te jetes e cila nis me ngjizjen e mbaron me vdekjen e nje njeriu. Tutelimi i jetes ne te gjitha fazat e saj dhe pavaresisht nga efikasiteti i saj krijon premisen e nevojshme dhe te domosdoshme te funksionimit te nje shoqerie e cila qofte si individe e qofte si struktura apo institucione do te kete nje perfitim te madh nga kjo gje. Hapja ndaj te pertejmes akoma me shume e ne menyre me solide krijon themelin e forte mbi te cilin ngulet jeta e personit merr kuptim dhe vlere e priret drejt shtigjeve te misterit i cili i hap jetes se njeriut perspektiva te jashtezakonshme.