Rreziqet e zeros politike te Rames
NgaAGIM BACI
Pavaresisht terheqjeve te momentit perballe kun-dershtareve ne parti apo ne betejen me mazhorancen Edi Rama ka treguar se eshte i vendosur te arrije nje gjendje zero politike perpara se ti jepet mundesia...
qe te drejtoje nje mazhorance. Natyrisht krijimi i gjendjes zero vlen per te gjithe ata qe ne sistemin e tyre funksionojne me formulen bota nis me mua. Kjo skeme e bazuar ne krijimin e diktaturave apo shteteve nazi-fashiste deri ne kete moment ne fakt i ka funksionuar Rames ne parti perfshi ketu Gramoz Rucin si garanci per te shmangur kedo qe se pelqen kryetari. Me nje stazh betejash Ruci ia ka arritur te jete qendra e fushatave per te shmangur nga rruga e Rames te gjithe ata figura qe mund te ishin pengese ne debatet ne parti. Por edhe ne kete rast duket se Rama i ka bere
mire llogarite duke e konsideruar ate edhe ne te ardhmen vetem si nje drejtues i mundshem te grupit parlamentar por aspak te ndonje dikasteri pasi ne kete rast do te rrezikonte me historine e gjate qe e lidh Rucin me te shkuaren e larget dhe te afert.
Ne fakt perqafimi i teorise zero nisi kur Rama nuk zbatoi deklaratat e tij kur u zgjodh ne vitit 2005 se ne rast humbjeje ne zgjedhje kryetari duhej te largohej nga posti per ti dhene frymemarrje partise se tij. Per hir te se vertetes nje qendrim i tille ishte per tu pershendetur pasi keshtu ai i hapte rrugen nje mentaliteti te ri qe u jep partive mundesine e ridimensionimit ne raste humbjesh. Por duket se Rama kishte deklaruar nje gje te tille duke besuar vetem ne fitore duke dhene keshtu edhe nje tjeter fytyre te funksionimit te tij si nje njeri qe tjeter flet e tjeter vepron.
Dhe cili ishte ne fakt rezultati i pare pas ndryshimit te ketij morali politik Se pari Rama dubloi te gjithe strukturat pastaj emeroi njerezit sipas stilit te tij dhe beri te pavlefshme kryesine te cilen nuk dihet se kur e ka mbledhur. Keto levizje Rama i beri tani qe eshte ne opozite nderkohe qe opozita e meparshme te pakten ka qene me e mbledhur dhe me nje strukture me publike sesa ajo qe prezanton Rama sot.
Ky model funksionimi i dubluar me qendrimet e tij ekstreme ndaj kundershtareve jane thjesht kambana per nje realitet te veshtire politik ne rast te ardhjes ne pushtet te socialisteve. I formatuar sipas teorise se njeshit dhe i mbeshtetur ne zerimin e gjithckaje qe ben qeveria sot Edi Rama rrezikon te ngreje teorine e riberjes nga gjithcka. Ne fakt ky projekt ka qene me pare edhe i Hitlerit Musolonit Leninit Maos Enverit te cilet duke besuar se po ngrinin nje bote te re me njeriun e ri ndertuan ndoshta edhe realitetet me te hidhura ne histori.
Natyrisht ne nje bote shume me te hapur mendimi ne te cilen jetojne shqiptaret nje gje e tille ka pak gjasa te ndodhe per shkak se edhe shoqeria nuk mund te pranoje praktimimin e nje diktature te re. Por hija e nje funksionimi te tille ekziston ndoshta edhe ne stilin e nje diktature me te rrezikshme ku gjithkush duhet te imitoje njeshin i cili ndaj dhe kerkon zerimin e te tjereve. E per me teper ai rrezikon te ndertoje nje diktature ekonomike me te besuarit e tij qe serish do te ishte nje prangosje per jeten e te tjereve.
Njerezit ne Partine Socialiste sigurisht qe tashme jane te interesuar per te ardhur ne pushtet me cdo kusht dhe pak mundesi reale ka qe te nisin nje kontestim ndaj ketij modeli. Nga ana tjeter kambanat e hedhura nga jashte PS-se paragjykohen si te montuara politikisht nga ideja e kundershtimit politik dhe duket se nuk lexohen me as nga ata qe vijojne ta shohin Ramen si nje rrezik te identitetit te PS-se. Mirepo kjo kundershti pa analize ndaj asaj qe thuhet per kreun e PS-se u heq mundesine oponionberesve qe te kritikojne fenomenet negative edhe per mazhorancen te cilen per shkak te te qenurit ne qeveri e ben me te lehte ne kritike pasi gjithnje ai qe eshte ne pushtet ka mundesine e gabimit.
Por po te analizosh edhe menyren sesi i percepton kritikat Rama per punen ne bashki te jep idene se asgje e mire nuk do te dale kur te jete ne pushtet. Bashkia e kryeqytetit eshte sot ndoshta institucioni me bunker persa i perket komunikimit ku te pakten nuk ka zyrtarisht as edhe nje botim te vetem per menyrat e vendimarrjes apo votimeve duke bere qe nje e treta e shqiptareve te kete mundesine qe tani te kuptoje se ne rast te nje qeverie nga te majtet mund te mbetemi me dy televizione TVSH dhe TVPS.
Ndaj kjo forme funksionimi permes zeros politike kerkon jo vetem analize por edhe gjykim qe nje dite mos te gjendemi perballe faktit te kryer dhe te perjetojme deshirat me krijimin e njeriut te ri te cilen e adhuron Rama. Nje gje e tille do te rrezikonte edhe ato pak hapa qe PS ka bere per tu ndare me te shkuaren e saj komuniste.