E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dauti nuk ka faj

Daut Hamullar do të jetë zëvendësdrejtor i shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, pavarësisht se atë nuk e duan mësimdhënësit shqiptarë. Ai nuk ka faj që është turk. Zyrtarët e Komunës thonë se ky vendim është marrë në bazë të konkursit e ligjit. Arsimtarët shqiptarë kanë vendosur kushte për ta pranuar Hamullarin. Ata kërkojnë që shkolla ta ketë edhe një zëvendësdrejtor tjetër, shqiptar. Nga Nexhmije Ahmeti më 07 shkurt 2011 në ora 08:36

Mësimdhënësit shqiptarë të shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë duket se kanë lëshuar pe para vendimit të Komunës së Prishtinës. Këta mësimdhënës nuk e donin për zëvendësdrejtor, një person që kishte përkatësi tjetër etnike, atë turke.

Për ta, Daut Hamullar ishte i papranueshëm, me të vetmen arsye se ai është i përkatësisë turke. Pas dy ditë bojkoti të mësimit, arsimtarët e shkollës kanë lëshuar pe. Ata janë pajtuar që Daut Hamullar të jetë zëvendësdrejtor i shkollës së tyre. Por këtë do ta pranojnë nëse Komuna pranon ta emërojë një zëvendësdrejtor tjetër. Kjo kërkesë e tyre është vështirë e realizueshme.

Osman Vitia, drejtor i shkollës “Elena Gjika” thotë se vendimi për emërimin e Hamullarit në postin e zëvendësdrejtorit është plotësisht i ligjshëm. “Hamullar ka plotësuar kushtet që janë paraparë me konkurs.

Qe 30 vjet punon këtu dhe edhe e ka titullin magjistër”, thotë Vitia për Express. Për emërimin e tij në këtë post, Vitia e ka edhe një arsye. 190 nxënës në këtë shkollë janë të përkatësisë turke.

“Pse mos të jetë zëvendësdrejtor i shkollës një person joshqiptar”, thotë Vitia. Ai është i bindur se problemi që u shkaktua është tejkaluar. Por prindërit dhe mësimdhënësit kërkojnë që përveç Hamullarit, ta ketë edhe një zëvendësdrejtor të nacionalitetit shqiptar.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›