"Kushtrimi i Lirisë", klasa e mundjes rrezikon mbylljen
E vetmja klasë sportive e mundjes në vendin tonë nuk ka mësues. Në shkollën "Kushtrimi i Lirisë" në kryeqytet, nxënësit e klasës së vetme sportive të mundjes kërkojnë një mësues të këtij profili. Drejtoria arsimore dhe Ministria e Arsimit bëjnë sikur nuk dëgjojnë, me pretendimin se pjesa më e madhe e nxënësve të shkollës nuk duan të jenë në këtë klasë, ndërkohë që lënë pa mësues nxënësit e tjerë të klasës së mundjes. Sekretari i Federatës së Mundjes së Shqipërisë, z. Viron Bezhani, në emër të kësaj federate kërkon që Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Arsimore e Tiranës të ndihmojë zhvillimin e këtij sporti. "Kemi 5 vjet që drejtojmë shkresa nga më të ndryshmet si te Ministria dhe te Drejtoria e Arsimit. Për habi, në shkollën "Kushtrimi i Lirisë" jep mësim mundjeje një femër që nuk ka lidhje me mundjen. Mund të themi 60 vjeç. Kanë 5 vjet që na thonë se do të dalë në pension, presim që të dalë në pension dhe akoma jo". Kjo ishte ankesa e sekretarit të Federatës së Mundjes. Pra, çdo gjë mund të ndodhë në Shqipëri. Mund të japë mësime mundjeje kushdo, vetëm mundësi jo. Vendi ynë ka mjaft specialistë të sportit të mundjes që kanë mbaruar Institutin e Fizkulturës që mund ta bëjnë shumë mirë këtë punë, por drejtoria arsimore nuk pranon që të çojë një specialist të tillë në shkollën "Kushtrimi i Lirisë". "Sot kemi dy sportistë të kualifikuar, kemi një ekip të tërë që ka dalë nga ky komunitet i sportit. Dhe ne nuk mund ta lëmë në pozita të tilla një shkollë të tillë që mendojmë se është fidanishtja e mundjes shqiptare", vazhdon sekretari i Federatës së Mundjes. Kjo shkollë deri dje kishte dy mësues të mundjes, njëra është e specialitetit të mundjes, Dituri Muça, e cila ka kohë që ushtron mundjen dhe tjetra është një arsimtare e nderuar, por në një profil tjetër, dhe nuk mund të japë mësime mundjeje. Ndërsa drejtoresha e kësaj shkolle, zonja Lindita, pranon përpara kamerës së emisionit "Fiks Fare" se në këtë shkollë nuk ka asnjë mësues që të jenë të specialitetit të mundjes. Sipas saj, ka pasur disa ankesa verbale nga prindërit për heqjen e kësaj klase sportive.
Drejtori i shkollës, hoxha i fshatit
Drejtori i shkollës 9-vjeçare në fshatin Guri i Zi në Elbasan bën dy punë, drejtues shkolle dhe hoxhë i fshatit. Nëse shkon në Gur të Zi dhe ndalon e bisedon me banorët e zonës, mëson se hoxha i fshatit është drejtori i shkollës. Kur nuk e gjen në shkollë drejtorin e gjen në xhaminë e fshatit. Për banorët e këtij fshati kjo nuk është ndonjë çudi apo ndonjë gjë e ndaluar. Kur pyet se ku është drejtori i shkollës 9-vjeçare, çdo banor i fshatit që e has në rrugë të përgjigjet se drejtori është në xhami, sepse punon edhe si hoxhë. Vetë banorët e këtij fshatit tregojnë se drejtori paradite punon në shkollë si drejtues i këtij institucioni, ndërsa pjesën tjetër të ditës e gjen në xhami, ose duke u dhënë mësime fetare fëmijëve të fshatit. Për këta banorë është normale që drejtori u jep mësime feje nxënësve të shkollës së tij. Vetë nxënësit të ndrojtur pranojnë se drejtori u jep mësime të gjuhës arabe dhe mësime feje. Kur i pyet a i bëjnë këto orë mësimi në shkollë, me ndrojtje pohojnë me kokë. Kur bisedon me ta, e kupton menjëherë që të gjithë kanë marrë mësime feje. Ata më të vegjlit, nxënësit e klasave të treta dhe të katërta, tregojnë madje edhe sesi e përshëndesin drejtorin e shkollës. "Drejtorit i themi Selajm alejkum", tregojnë ata. Ndërkohë që ligji shqiptar ndalon dhënien e mësimeve fetare në shkollat publike dhe përdorimin e simboleve fetare.