"Bomba" e K. Ronaldos: Spanjë? Pse jo!
Kristiano Ronaldo ka alarmuar dje Mançester Junajtid, kur ka lënë të kuptohet se mund të largohet drejt kampionatit spanjoll pas finales së Ligës së Kampioneve. Mesfushori portugez ndiqet prej dy vitesh nga Reali i Madridit, ndërsa ky interesim është rritur gjatë muajve të fundit pas paraqitjeve të shkëlqyera që ka dhuruar futbollisti 23-vjeçar, autor i 41 golave në këtë edicion me fanellën e "djajve të kuq".
Meqenëse trajneri Aleks Ferguson dhe klubi anglez nuk dëshirojnë as të diskutojnë rreth përkufizimit të fjalës shitje për sa i përket Kristiano Ronaldos, Reali i Madridit është mjaftuar me vlerësimet për lojtarin në fjalë, duke theksuar se nëse ai do të ishte ndonjëherë në treg, ata do të ishin të parët në listën e blerësve. Vetë mesfushori është shprehur gjithmonë se është i lumtur te klubi i tij aktual dhe nuk ka asnjë arsye të veçantë për t‘u larguar. Por shumë shpesh ai i ka ndryshuar këto deklarata duke shtuar se do t‘i pëlqente të luante në Spanjë dhe nuk kishte asnjë ide mbi atë që do t‘i rezervonte e ardhmja. Drejtori i Përgjithshëm i Financave te Reali i Madridit, Miguel Angel Arrojo, ka insistuar pak ditë më parë se klubi është financiarisht i aftë të përballojë blerjen dhe pagën e futbollistit, ndërsa mediat e ndryshme sportive kanë raportuar se madrilenët janë gati t‘i ofrojnë atij një kontratë prej 200 mijë stërlinash në javë, duke e bërë futbollistin më të paguar në botë. Për më tepër, madrilenët janë gati të fillojnë negociatat me Mançester Junajtid, duke bërë një ofertë prej 40 milionë stërlinash për të siguruar shërbimet e mesfushorit që për të dytin vit radhazi u zgjodh "Futbollisti i Vitit" në Angli.
Normalisht, edhe Kristiano Ronaldo ka dëgjuar për këtë ofertë marramendëse, ndaj nuk e ka hedhur poshtë një hipotezë të tillë, duke folur para mediave britanike. "Unë ndjehem i lumtur dhe i qetë këtu. Por të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë pas finales së Ligës së Kampioneve. Unë ndjehem i kënaqur, por nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhme", u shpreh ai, duke çuditur të gjithë të pranishmit në konferencën për shtyp. Më pas, përgjigjja e tij ndaj interesimit të Realit të Madridit la të kuptohej se ai po shqyrtonte mundësinë për t‘u bashkuar me gjigandët spanjollë. "E kam thënë një milion herë se do të dëshiroja të luaja atje (në Spanjë), por një gjë është të ëndërrosh dhe diçka krejtësisht tjetër është të kuptosh realitetin. Unë nuk e njoh aspak këtë klub (Realin e Madridit). Por unë e di që ata pëlqejnë mënyrën se si luaj futboll, ashtu siç di që ka skuadra të tjera në Spanjë që e pëlqejnë lojën time. Është një gjë e mirë të dish që ka skuadra që vlerësojnë lojën time, por unë jam i lumtur këtu", tha portugezi. Për sa u përket komplimenteve të bëra nga presidenti i madrilenëve, Ramon Kalderon, Kristiano Ronaldo nuk e fshehu aspak kënaqësinë e tij. "Sigurisht që më kanë pëlqyer. Është një gjë e mirë kur e di se klube të tjera po interesohen për ty", përfundoi mesfushori. Kristiano Ronaldo iu bashkua Mançester Junajtid në vitin 2003, pasi anglezët i paguan Sportingut të Lisbonës 12.24 milionë stërlina. Por "Djajtë e kuq" kanë bërë të qartë se nuk do ta shesin futbollistin as për pesëfishin e kësaj shume.