Kushtuan 93 milionë euro, golat ende mungojnë

Fernando Torres dhe Andy Carroll u japin arsye për të qeshur edhe atyre që nuk janë aspak të suksesshëm në punën që bëjnë. Dy futbollistët më të shtrenjtë në futbollin britanik në fundjavë janë dëshmuar si investime të gabuara të Chelseas, respektivisht Liverpoolit.
Ata të dy kushtuan bashkërisht 93 milionë funte. Torresit iu nevojitën 903 minuta për të realizuar në ligë, ndërsa Carrolit gati dy muaj e gjysmë. Spanjolli ishte i përgjumur në udhëtimin te Blackburn të shtunën.
Pas një shërbimi nga krahu i majtë, ai ishte i vetmuar në shtyllën e dytë dhe arriti të humb nga një rast ideal duke dërguar topin në tribuna. Carroll u gjend në situatë pothuajse identike kundër Swanseas në Anfield. U shërbye më një top të mirë, por e goditi transversalen.
Vlera aktuale e tyre, sipas Transfermarkt.de, është 62 milionë euro, por nëse vazhdojmë me paraqitje të këtilla, nuk do të jetë për t’u habitur nëse zbritet edhe më tepër.