Kutinjo, “Shnajderi” brazilian i Interit

Trajneri i Interit, Rafa Benitez prezantoi në qendrën stërvitore “Apiano Xhentile”, Kutinjon, fantazistin e ri brazilian, i cili gjatë sezonit të ardhshëm do të veshë bluzën zikaltër. I ngjan Patos, por luan pak më prapa dhe nuk duket i tërhequr nga jeta e natës. Buzëqeshja e tij është e ndrojtur por shkëlqyese, fytyra është e pastër, flokët e përdredhur, dhe nga larg ngjan pak me Paton.
Filip Kutinjo Korreia, i njohur thjesht me emrin Kutinjo, i datëlindjes 1992, talenti brazilian i ardhur nga Vasko de Gama (7 ndeshje sezonin e kaluar), por në pronësi të Interit nga viti 2006, kur edhe u zbulua si një lojtar premtues. Është një futbollist i tipit “shtëpi dhe Inter” dhe modeli i tij është ai Uesli Shnajderit, një mesfushor i cilësisë. “Të luaj në një skuadër europiane është një ëndërr për çdo lojtar brazilian, - tha Kutinjo, në krah të Rafa Benitezit, - kur mësova se Interi dëshironte të më merrte, u emocionova shumë. Hulio Sezar, Lusio, Maikon janë lojtarët që i kam admiruar gjithmonë në TV dhe tani mund të punoj përkrah tyre. Kjo është një ëndërr”.
“Është një lojtar i ri, - tha për të Benitezi, - me shumë cilësi, që mund të përfaqësojë të ardhmen e Interit dhe që presim shumë prej tij. Tifozët tashmë janë befasuar kur e kanë parë të luajë në stërvitje dhe shpresojmë të vazhdojë kështu”. Fantazist si Shnajderi në fushë, pro i qetë në jetë e tij private, Kutinjo ka fytyrën e pastër e një djali të zotë, por edhe jashtë fushe synon të jetë i tillë. “Kam filluar të ambientohem, por dëshiroj të mësoj sa më shpejt italishten. Unë si Pato? Krahasimi më tërheq, por jemi dy lojtarë paksa të ndryshëm: ai është një sulmues, mua më pëlqen të luajë në mesfushë, pas pykave. Diskotekat? Nuk më pëlqejnë shumë, preferoj në jetë më qetë”, - përfundoi Kutinjo.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 20 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili