Guardiola: “Nuk e marrim dot Fabregasin”

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, duket se është dorëzuar në blerjen e Seks Fabregasit nga Arsenali gjatë kësaj vere, pasi ai ndjen se do të jetë shumë e vështirë për ta shkëputur atë, plus edhe çmimit shumë të shtrenjtë që ka lojtari. Bosi i “topçinjve” londinezë, Arsen Venger, u bëri thirrje gjigantëve katalanas të ndalonin diskutimeve dhe zhurmës në media, por duket se çështja është tashmë në një pikë të “vdekur” pasi janë vetë kampionët e Spanjës që po tërhiqen. “Unë mendoj se të sjellim Seskun këtu do të kushtonte shumë”, - tha Guardiola gjatë një konference për shtyp. “Ne dëshironim që ai të vinte, por nëse Arsenali nuk dëshiron të negociojë, ai nuk do të vijë”. Ndërkaq, Guardiola gjithashtu konfirmoi se ai vetë është plotësisht i kënaqur në “Kamp Nou”, edhe pse ai kishte nënshkruar një vit kontratë përtëritje nga kontrata e tij aktuale. “Jam shumë i lumtur të vazhdoj edhe për një vit tjetër”, - shtoi ai. “Dua ta bëj mirë punë tim dhe t’i bëj krenarë njerëzit për ne. Ndihem më rehat me kontrata njëvjeçare. I jam mirënjohës për besimin e treguar nga bordi i ri duke më ofruar një kontratë gjashtë vjeçare, por unë preferoj të punoj me kontrata afatshkurtra. Është diçka personale, Kam nevojë të ndjej se gjërat janë duke ecur dhe ajo që po bëj është e drejtë, por nëse gjërat janë duke shkuar mirë dhe unë ndihem i fuqishëm, atëherë unë do të vazhdoj vitin a ardhshëm. Nëse rezultatet nuk do të ishin të mira, unë nuk do të vazhdoja”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 19 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili