E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kutitë, Gjykata Kushtetuese është shprehur kundër më parë për të njëjtin rast

Komisioni hetimor, objekt të limituar, jo cenim të Kushtetutës
Në bazë të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, për nenin 77 pika 2, objekti i komisionit të hetimit kufizohet deri në atë shkallë sa nuk cenon veprimtarinë e organeve të tjera kushtetueseDebatit mazhorancë-opozitë për hapjen ose jo e kutive të votimit i kthen përgjigje një vendim i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2003. Gjykata aso kohe u vu në lëvizje nga 32 deputetë të Kuvendit, të cilët kërkuan interpretimin në mënyrë përfundimtare të nenit 77 pika 2 të Kushtetutës.Në këtë nen thuhet se Kuvendi ka të drejtë dhe me kërkesë të 1 të katërtën e anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore.Iniciativa e grupit të deputetëve demokratë, në atë kohë në opozitën nxitej nga dy vendime të kuvendit të vitit 2003, ku i pari pengonte ngritjen e komisionit hetimor parlamentar që do të hetonte veprimtarinë e kryetarit të bashkisë Tiranë dhe ish-ministrit të Kulturës Edi Rama dhe vendimi i dytë miratonte krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për shqyrtimin e ligjshmërisë së përdorimit të fondeve publike nga bashkia Tiranë prej vitit 1992 deri në 2002.Interpretimi që bëri Gjykata Kushtetuese nenit 77 pika 2 të Kushtetutës, në thelb kufizon objektin e komisionit të hetimit deri në atë shkallë sa nuk cenon veprimtarinë e organeve të tjera kushtetuese.Ja si shprehej Gjykata ndër të tjera në këtë vendim që daton, 14 majin 2003.1. Komisionet hetimore janë mjet efektiv kontrolli që veprojnë vetëm brenda hapësirës kontrolluese të parlamentit, të cilat ngrihen për çështje të veçanta të lidhura në mënyrë funksionale me pushtetin e ligjvënësit.2. Ngritja e komisioneve hetimore parlamentare, kur kërkohet nga një e katërta e deputetëve është e detyrueshme. Objekti dhe fusha e veprimit të komisioneve hetimore duhet të respektojë parimet kushtetuese dhe normat e gjithë pranuara të së drejtës ndërkombëtare duke mos cenuar pavarësinë dhe duke mos penguar veprimtarinë e organeve të pushteteve të tjera.3. Parimet kushtetuese, veçanërisht parimi i ndarjes e balancimit ndërmjet pushteteve, i të drejtës për një proces të rregullt ligjor, i prezumimit të pafajësisë, i paanshmërisë i respektimit të jetës private të individit, përbëjnë standarde kushtetuese mbi të cilat ngrihen dhe funksionojnë komisionet hetimore parlamentare.Pikërisht në këtë vendim mbështet dhe logjikën ligjore mazhoranca kur argumenton se hapja e kutive të votimit do t’i jepte komisionit hetimor një atribut antikushtetues duke marrë në shqyrtim vendime për të cilat gjykatat janë shprehur me vendim të formës së prerë. Në këtë linjë shkoi dhe asambleja parlamentare e Këshillit të Europës e cila në draftin përfundimtar të rezolutës për Shqipërinë shprehet për hetim brenda kuadrit kushtetues të zgjedhjeve....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›