E Diel, 1 Nëntor 2026

Kutite e votimit Berisha Bllokmenet mbesin skllever te bunkereve

Nje dite pas deshtimit te perpjekjeve ne Tirane te nderkombetareve per ti dhene nje zgjidhje ceshtjes per fletet e votimit te 28 Qershorit 2009 Kryeministri Sali Berisha vleresoi sot se Antikultura e bunkerit nxorri ne pah kulturen e kutise. Bllokmenet te mbesin skllever te kultures se bunkerit tha kryeministri Sali Berisha sot per mediat nga Shkodra ku ndodhej per rikonstruksionin e nje nga rrugeve kryesore ne qytetin e Shkodres nje investim prej 40 milione lekesh i bashkise se qytetit verior.

Ai garantoi qytetaret se zgjedhjet ne Shqiperi do te jene te lira dhe te ndesrhme ashtu sic cdo vend europian.

I perqendruar ne levizjen e lire te shqiptareve ne BE vendim qe pritet te zyrtarizohet te henen ne Bruksel kreu i qeverise shqiptare theksoi se liberalizimi i vizave do te jete vendim historic qe do te beje realitet endrren e shqiptareve dhe arritjen me te madhe pas shembjes se Komunizmit.
Sipas Berishes Europa me kete fakt ka deshmuar besimin me te madh tek shqiptaret. Levizja e lire eshte deshmi e seriozitetit dhe perkushtimit tone. Beme qe Shqiperia te jete nje nder vendet me te sigurta ne Europe. Lufta kunder korrupsionit beri te mundur levizjen e lire premtoj se do luftojme me gjithe forcen e ligjit korrupsionin theksoi Berisha ne nje fjale te tij para te pranishmeve.

Ne ceremonine e perurimit sot ne Shkoder Kryeministri Berisha shoqerohej nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deputetja e PD-se ne Shkoder Arenca Trashani si dhe drejtues te pushtetit lokal.

Rikonstruksioni i ketij aksi rrugor konsistoi ne zgjerimin e rruges ne 12 meter rindertimin e trotuareve anesore me gjeresi 8 metra duke u bere keshtu nje nga rruget me bashkekohore te qytetit te Shkodres.
Pjese e rikonstruksionit te kesaj rruge jane edhe kanalizimet e ujerave te bardha e te zeza rrjeti nentokesor telefonik ndricimi dhe gjelberimi.
Kryeministri Berisha u takua me banoret duke ecur ne kembe drejt qendres se qytetit ku pritet te peruroje dy investime te tjera rrugen Europa dhe Uillson dy degezime te rendesishme te qytetit verior si dhe shatervanin e ri te Shkodres.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›