E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvajt, demonstruesit sulmojnë parlamentin

Dhjetra e demonstrues sulmuan ndërtesën e parlamentit të Kuvajtit të mërkurën mbrëma, ndërsa qindra të tjerë protestuan jashtë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Kryeministri, Sheik Naser al-Muhamed al-Sabah, një anëtar me ndikim i familjes në pushtet, ka qenë i akuzuar për korrupsion nga disa ligjvënës të opozitës.
Demonstruesit hynë në dhomën kryesore të parlamentit, ku kënduan himnin kombëtar para se të dilnin nga salla.
Dëshmitarët thanë se policia kishte përdorur shkopinj gome për të parandaluar demonstruesit të cilët marshonin në rezidencën e kryeministrit.
Çështjet kyçe të Kuvajtit drejtohen nga familja në pushtet e al-Sabahut, por parlamenti i saj ka kompetencat më të mëdha të të gjitha organeve të zgjedhura.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›