SHBA, arrestohet i dyshuari për sulmin në Shtëpinë e Bardhë

Policia amerikane arrestoi një 21-vjeçar i cili dyshohet se ka qëlluar me armë drejt Shtëpisë së Bardhë.
Autoritetet thanë se, Oskar Ortega Hernandez, u kap nga policia e Pensilvanisë ndërsa nuk bëhet i ditur motivi për sulmin.
Dy plumba janë gjetur në Shtëpinë e Bardhë, një nga të cilët goditi një dritare mbrojtëse.
Askush nuk është lënduar nga të shtënat e së premtes mbrëma dhe presidenti Barak Obama me gruan e tij Mishell ishin jashtë qytetit në atë kohë.
Herën e fundit që plumbat goditën Shtëpinë e Bardhë ishte kur Francisko Martin Duran qëlloi 27 herë në vitin 1994, në një përpjekje për të vrarë presidentin e atëhershëm Bill Klinton.
Askush nuk u plagos ndërsa Duran u dënua me 40 vite burg.