E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme në Poloni

Në Poloni ka nisur votimi për zgjedhjet e përgjithshme, ku kryeministri Donald Tusk, po lufton për një mandat të dytë në detyrë kundër opozitës konservatore. Sondazhet treguan se Tusk dhe partia pro-BE-së "Platforma Qytetare" kanë mbështetjen e rreth 35 për qind e votuesve të mundshëm. Por "Platforma Qytetare" po përballet me një sfidë të vështirë nga Ligji dhe Drejtësia, me partinë konservatore dhe nacionaliste të Jaroslav Kazinskit. Sondazhet para votimit të sotëm treguan se partia e Kazinskit kishte mbështetjen e rreth 29 për qind të votuesve të mundshëm. Analistët thonë se votimet mund të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm të lidhjeve polake me Rusinë dhe Gjermaninë. Kazinski ka bërë disa komente anti-gjermane ditëve të fundit, ndërsa Tusk ka punuar për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë. Sipas anketimeve të mëhershme, disa ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Poloni, tregohej se partia në pushtet kryeson ndjeshëm ndaj opozitës. Gjithashtu dhe sondazhe të tjera nxjerrin fitues të zgjedhjeve të dielën partinë qeverisëse "Platforma qytetare" me rreth 30%, e ndjekur nga partia nacionalkonservatore "E drejta dhe Drejtësi" (PiS) me rreth 20% të votave. Jaroslav Kaczynski binjaku I presidentit të ndjerë lek kazinzski po përpiqet të riaktivizojë antipatitë ndaj gjermanëve. Në librin e tij "Ëndrrat e mia për Poloninë", që ka dalë gjatë fushatës elektorale, Kaczynski sulmon kancelaren gjermane Merkel se do të vendosë ekspansionin gjerman në Poloni. "Merkel bën pjesë në gjeneratën e atyre politikanëve gjermanë, që duan të rigjallërojnë pushtetin imperialist të Gjermanisë." Por këto deklarata të tij kanë marrë kritika të ashpra nga politika e brendshme polake. E ndërsa, një tjetër surpizë e kësaj fushatë ka qënë kandidatura e vajzës Katarzyna Lenart, candidate në Lublin e aleancës demokratikë të së djathtës , e cila ka zgjedhur një mënyrë shumë provokuese për tu paraqitur tek votuesit. Vajza heq një e nga një rrobat nga trupi saj, e ndërsa në fund duke sfumuar pjesët intime, slogan i saj është “Doni të dini më shumë?” Votoni SLD Sepse vetën ne mund të bëjmë më shumë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›