E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvajti i shqetesuar per projektin e qendres se Tiranes

Takimet

Kreu i Asamblese se Kuvajtit Jasim Mohamad Al Kharafi duket se ka ardhur me nje mision te vetem te zhbllokoje projektin e qeverise se tij per ndertimin e qendres se Tiranes. Al Kharafi e beri prezent kete shqetesim ne takimin qe zhvilloi me Presidentin e Republikes se Shqiperise Bamir Topi. Sipas njoftimit per shtyp te Presidences Kryetari i Asamblese Kombetare te Kuvajtit Al-Karafi theksoi vazhdimesine e mbeshtetjes se Kuvajtit edhe ne kuader te Fondit Kuvajtian per Zhvillim per projektet ne vendin tone ne fushen e arsimit turizmit mundesine e vendosjes se nje linje ajrore direkte si dhe ne fushen infrastrukturore sidomos per realizimin e suksesshem dhe me seriozitet te projektit konkret ne qendren e Tiranes. Zyrtari i larte Al Kharafi me pas eshte takuar dhe me kryebashkiakun Lulzim Basha ku se bashku kane inspektuar punimet ne sheshin Skenderbej aty ku jane dhene 5 milione USD amerikane grant nga qeveria e Kuvajtit. Bashke me te pame edhe projektin e sheshit te Tiranes i cili eshte nje dhurate nga Emiri i Kuvajtit dhe kjo tregon nje marredhenie te shkelqyer mes dy qeverive e gjithashtu mes dy popujve. Jam i lumtur qe ndodhem sot para jush. Kryetari i Bashkise me gezoi shume. Une jam me ate cka i ben mire popullit te Tiranes dhe Shqiperise. Nese vizioni eshte per te miren e popullit dhe qytetareve te Tiranes politika jone si kuvajtiane eshte te mos nderhyjme ne ceshtje qe i perkasin ekzekutivit kryeparlamentari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›