SHBA, ish-guvernatori i Masaçusets kandidat për president

Ish-guvernatori i shtetit federal Masaçusets në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme.
Mit Romni, i cili sipas shumicës së anketave qëndron "më së miri" në mesin e elektoratit republikan, zyrtarisht njoftoi se do të jetë kandidat i republikanëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Zgjedhjet për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbahen në nëntor të vitit të ardhshëm.