Kuvend- Braçe, kriza varfëron shqiptarët
Në Seancën që po zhvillohet në Kuvend, nënkryetari Grupit Parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, diskutoi për krizën e çmimeve.
Çmimet e larta kanë rritur inflacionin dhe kanë prodhuar rënie ekonomike. Kjo ka qenë fjala e Braçës në këtë seancë të Kuvendit shqiptar.
"Por të gjitha këto janë rezultat i keqqeverisjes Berisha"-u shpreh ai. Ndërkohë ai foli edhe për keqmenaxhimin e KESH-it, që ka sjellë si pasojë rritjen e energjise elektrike, për të cilën populli shqiptar po paguan pasojat. Braçe u shpreh gjithashtu se xhepat e shqiptarëve nuk mund të përballojnë këto çmime.
"Kryeministri është fshehur pas reformës zgjedhore dhe kushtetuese, por ai nuk mund të fshihet kur bëhet fjalë për një paralajmërim të tillë, për shkak të krizës së rritjes së çmimeve. Shtresa e popullsisë rurale e ka prekur prej muajsh nivelin e varfërisë dhe për këtë kryeminstri nuk mund të fshihet"- u shpreh Braçe.