Fier- grabitje me maska në rrugë
Grabitjet me maska mbahen mend, që prej vitit 1997, ku ishte më se e zakonshme që dilnin grupe të maskuar dhe grabitnin udhëtarët.
Duket se 'moda' e të vjedhurit me maska është rikthyer sërish në akset rrugore kombëtare.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy persona të maskuar kanë ndaluar nën kërcënimin e armës, një automjet që i përkiste qytetarit me iniciale V.S, 47 vjeç. Ata i kanë grabitur atij shumën e parave prej 6 mijë e 200 lekësh të reja dhe dy aparate laboratorike.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Çezma e Thatë pranë fshatit Bestrovë, ku dy hajdutët e maskuar kishin ndaluar me automjetin e tyre tip Lancia VL 30 27 C.
Kjo zonë njihet për grabitje të tilla. Por për 2008-ën ky është rasti i parë.