Aksidentohet një polic trafiku
Një punonjës i Policisë së Qarkullimit Rrugor është goditur nga një automjet që ecte me shpejtësi.
Sot në Tiranë është aksidentuar një punonjës i policisë së Qarkullimit Rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13, kur ndërsa ishte duke kryer detyrën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", një automjet me shpejtësi e ka goditur.
Policia ka ndaluar Erjon Softën, drejuesin e automjetit tip "Volkswagen", me targa TR 40-33 P, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Erjon Softa ka qenë drejtor i Policisë Ndërtimore të Tiranës.
Burimet bëjnë të ditur se i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka pësuar plagë në trup, por i është dhënë ndihma e duhur mjekësore për shkak të tronditjes që ka pësuar.