E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend Beqja Akuzat mbi mua politike te dirigjuara nga Berisha

TIRAN- Deputeti socialist Ilir Beqja i ka quajtur akuzat ne adresen e tij vetem politike dhe te dirigjuara nga kryeministri Sali Berisha qe sipas tij tashme nuk po mban dot me pushtetin.

Deklarata u be sot ne seancen plenare si reagim ndaj akuzave te deputeteve te mazhorances qe kane perseritur kerkesen per heqjen e mandatit te Beqjas. Balta mbi mua eshte balte mbi PS dhe opoziten qe ajo po I ben pushtetit. Une jua kam thene ju pres sido qe te kerkoni. Jua kam thene qe ju pres ne prokurori gjykate qe te provohet se keni akuza falso. Si mund te pretendoni ju per kushtetuten qe e keni shkelur ate me te dyja kembet- tha Beqja duke reaguar pas akzuave ne adrese te tij.

Sulmi ndaj tij sipas Beqjes eshte solidariteti i grabitesve por qe tashme masken ua ka hequr populli.

Keshilli i Mandateve do te vendose diten e premte nese do ti kerkoje apo jo Gjykates Kushtetuese heqjen e mandatit per deputetin Ilir Beqja.

Gjate mbledhjes perfaqesuesit e Partise Demokratike kerkuan interpretimin e mandatit te tij nga Gjykata Kushtetuese duke pretenduar se deputeti socialist ka shkelur ligjin themeltar te shtetit duke perfituar nga tenderet publike gjate kohes qe ka qene i veshur me mandatin e deputetit. Ne takim kane qene prezent kryetaret e dy grupeve parlamentare Ruci dhe Patozi si dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Mesohet se deputetet e majte kane kundershtuar vazhdimin e mbledhjes e cila sipas tyre mbahet jashte procedurave parlamentare.

Te pyetur nga gazeta Shekulli deputetet socialiste pohojne se jane njoftuar vetem dy ore para takimit. Pavaresisht debateve me njeri-tjetrin te dy palet pranuan kerkesen e deputetit Ilir Beqja i cili kerkoi me shume kohe per shqyrtimin e dokumentacionit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›