E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, policia rrugore aksion, ndalohen 25 motoçikleta për parregullsi

Aksidentet e fundit automobilistike me viktima dhe të plagosur kanë sjellë dhe reagimin e menjëhershëm të strukturave të qarkulimit rrugor qarkut të Durrësit të cilat kanë nisur një operacion të gjerë. Policia pas kontrolleve të ushtuara ka blokuar një numër të konsiderueshëm mjetesh të cilat nuk kanë pasur dokumentacionin e duhur apo edhe për shkelje të kryera nga drejtuesit e automjeteve. Disa nga shkeljet kanë qenë mos vendosja e ripit të sigurimit, përdorja e telefonit gjatë kohës së drejtimit të automjetit, mosrespektimi i sinjalistikës rrugore dhe kryesorja drejtimi i automjetit me shpejtësi tej normave të lejuara.
Duke qenë se aksidenti më i fundit në këtë qytet është shkaktuar nga një motoçikletë, rreth 25 të tilla janë bllokuar në një kohë që janë vendosur një sasi e konsideruieshme gjobash dhe për drejtues të ndryshëm automjetesh. Vetëm një ditë më parë 2 shtetas humbën jetën dhe 1 të tjerë u plagosën si rezultat një aksidenti, ku një motoçikletë me shpejtësi humbi kontrollin dhe ra në asfaltin e rrugës, pranë vendit të quajtur "Rrota e kuqe" në zonën e plazhit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›