Meta:Segmente të PS synojnë të nxisin panik

Segmente të opozitës synojnë të nxisin panik dhe të godasin sistemin financiar. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta në seancën e sotme plenare pas largimit të opozitës nga salla. Sipas tij një një kohë kur Shqipëria përmendet si një rast pozitiv i qëndryeshmërisë ekonomike, segmente të opozitës synojnë të nxisin një panik dhe të godasin sistemin financiar duke dëmtuar kështu interesat e shqiptarëve.
Ai shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë arsye për sjelljen e opozitës sot pasi ajo e ka shumicën në komisionin parlamentar për zgjedhjet . Meta gjithashtu ripërsëriti se opozita e ka të drejtën për transparencën e zgjedhje në bazë të kushtetutës dhe ligjeve të vendit duke shtuar se ajo mund t'i drejtohet edhe Komisionit të Venecias.