Kuvend, Meta dhe Ndoka shpallin nisjen e greves

Kryetari i LSI, Ilir Meta gjate fjales se tij ne Parlament ka shpallur fillimin e greves se urise nga ana e deputeteve te partise se tij, si shenje proteste ndaj hartimit te Kodit Zgjedhor nga dy partite e medha, PD dhe PS.
Meta ka akuzuar kryetaret e ketyre dy partive, se po pergatiten per te shkaterruar procesin zgjedhor te vitit 2009.
“Kemi nje klime anti-kombetare. Duke mospasur hartimin e nje Kodi Zgjedhor gjitheperfshires, ne jemi te detyruar te shpallim qe nga ky moment greven e urise, si e vetmja rruge per t’i thene ndal binomit Berisha-Rama, qe synon shkaterrimin e zgjedhjeve te ardhshme”, ka deklaruar Meta.
Duke ndjekur shembullin e kreut te LSI-se, edhe kreu demokristian, Nard Ndoka ka bere te njejten gje. Gjate seances se sotme parlamentare Ndoka ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-se Edi Rama, duke thene se ata po perpiqen te nenshtroje Kuvendin, partite politike dhe sistemin demokratik.
“Berisha po ndermerr inisiativen per te eleminuar Partine Demokristiane qe nuk mundi ta shnderroje ne nje parti vasale te partise se tij. Ky eshte nje atentat qe u behet zgjedhjeve te lira, demokracise dhe qytetareve. Me kete Kod Zgjedhor, ne do kemi pas zgjedhjeve nje Parlament te emeruar, institucione te emeruara dhe president te emeruar dhe kjo do ishte nje goditje rrenuese per demokracine dhe Kushtetuten e vendit”, ka theksuar Ndoka.
Ne vijim te fjales se tij ai u ka bere thirrje gjithe deputeteve te djathte qe te bashkohen me nismen e PDK-se per te hyre ne greve urie.
“Une i bej thirrje deputeteve te qendres se djathte t’i thone ndal kesaj aventure te rrezikshme ku po e con vendin Berisha dhe Rama. Ne emer te PDK-se sot shpallim greven e urise ne mbrojtje te votes se lire”, perfundoi Ndoka.