E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, tragjedia merr sfond politik

Tragjedia e Gjirokastres, ku nga shembja e nje pjese te nje pallati humben jeten 3 persona, po merr nje sfond politik.

Disa trakte jane vendosur ne muret e qytetit, ne te cilat flitet per firmen e ndertimit te pallatit, nderkohe qe Partia Demokratike ka paralajmeruar nje proteste per te kerkuar doreheqjen e kryetarit te bashkise se Gjirokastres.

Nderkohe, autoritetet lokale kane vendosur qe ta shembin edhe pjesen tjeter te mbetur ne kembe te pallatit. Familjet e nderteses jane strehuar disa ne hotele, ndersa te tjera tek te afermit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›