Kuvend/ Natasha Ahmetaj dhe Anastas Angjeli, votohen si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar, Natasha Ahmetajn dhe Anastas Angjelin, si anëtarë të Këshillit Mbikëqyres së Bankës së Shqipërisë. Ahmetaj ka marrë 80 vota pro, 7 kundër dhe 3 vota abstenim. Ndërsa Angjeli ka marrë 92 vota pro, një kundër. Më herët, Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, duke çuar në votim vetëm 2 kandidatët e PS.