E Premte, 6 Nëntor 2026

Çështja e inceneratorëve, përplasje e fortë mes Berishës dhe Ballës!

Çështja e inceneratorëve ka përplasur fortë ish-kryeministrin Sali Berisha me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla në parlament.
Zoti Berisha e ka konsideruar aferën e inceneratorëve, si një megaaferë vjedhjesh.
“Vjedhja është bërë në bashkëpunim. Është bërë me firma që vijnë nga maja e piramidës dhe që zbresin gjerë në bazë. Ajo vjedhje është bërë duke shpallur të ndërtuar objekte që s’janë ndërtuar kurrë. Nëse penalizohen nga drejtësia 20 apo 30 zyrtarë, nëse ata në bashkëpunim kanë arritur të realizojnë këtë vjedhje të pashembullt, çfarë quhet organizata më thoni ju mua? Firmat e Bllakës meritojnë atje ku shkoi. Po firmat e Agaçit ku janë?, Po firmat e Ramës ku janë? Dje u paraqitën dokumenta nga zonja Kryemadhi që ai kishte marrë dhe 27 milionë dollarë të tjera për Vlorën etj. Dhe ai shëtit i lirë. Kjo organizatë kriminale është e juaja, jeni vetë. Kjo është e vërteta dhe me asgjë s’mund ta fshihni. Këtu është kriza ky është themeli i krizës” tha me ton të lartë zoti Berisha. 
Por kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka debatuar me deputetin demokrat Sali Berisha. Balla tha se Berisha është personi i fundit që mund të flasë për korrupsionin në Shqipëri.
“ Të dëgjosh Sali Berishën të flasë për korrupsionin, është si të dëgjosh djallin të flasi për biblën, është si djalli të të flasë për besimin të dëgjosh Berishën që të flasë për anti-korrupsionin. Thirrja ime për PD-në është që të mos e shndërrojnë PD-në në bunkierin e fundit komunist në Shqipëri. Berisha është mbetja e fundit e komunizimit në Shqipëri. Duroni për të vërtetat e mëdha që ndodhin” tha zoti Balla.”Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe me shqiptarët dhe koha do e tregojë sesa të drejtë kanë Shtete e Bashkuara të Amerikës” shtoi ai. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›