E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kuvend/ Ndërpritet sërish seanca, opozita: Fusni “Ahmetajn” në rendin e ditës

Debatet dhe mosdakordësia mes opozitës dhe maxhorancës në Kuvend kanë çuar sërish në ndërprerje të seancës për 5 minuta.

Opozita kërkon që të futet në rendin e ditës kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, kërkesë që është refuzuar.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla argumentoi se kërkesa e tyre nuk mund të merret parasysh sepse nuk ka lëndë, për shkak se raporti i Këshillit të Mandateve nuk i është shpërndarë deputetëve.

“Nuk është shpërndarë raporti deputetë nuk e kanë marrë, nuk ka lëndë. Nuk mund të ketë votim për një çështje të paligjshme”, tha Nikolla.

Megjithatë, deputetë e opozitës nuk lejuan kreun e KQZ që të vijonte me raportimin në Kuvend, sipas rendit të ditës, duke bërë që Nikolla të merrte vendimin për të ndërprerë sërish seancën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›