E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tensione në Kuvend, opozita s’lejon vijimin e seancës sipas rendit të ditës, ndërpritet për 5 minuta

Tensione në Kuvend, ku opozita ka bllokuar foltoren, duke mos lejuar vijimin e seancës plenare sipas rendit të ditës, ndërsa kërkojnë praninë e kryeministrit Edi Rama.

Për shkak të situatës kaotike të krijuara, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka ndërprerë për 5 minuta seancën, pas kërkesës së kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Opozita kërkon praninë e kryeministrit Edi Rama për të dhënë shpjegime në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt dhe ngjarjen e regjistruar në Krujë disa ditë më parë, ku anëtarë të familjes së deputetit Rrahman Rraja dhunuan 2 persona.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›