Kuvend/ Nis punimet seanca plenare me aktin normativ per mjetet motorike
Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës me shqyrtimin e aktit normativ "Për heqjen e mjeteve motorike, të rimorkiove si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit që ndodhen pranë rrugëve kombëtare".
Akti i propozuar nga Ministria e Mjedisit synon marrjen e masave të menjëhershme për përballimin e situatës emergjente, të krijuar nga gjendja e rënduar dhe problematike e vendgrumbullimeve të mjeteve motorike, të dala jashtë përdorimit, pranë rrugëve kombëtare, të cilat kanë ndikuar në ndotjen e mjedisit dhe përkeqësimin e sigurisë rrugore në të gjithë territorin.
Ndërkohë, rendi i ditës i punimeve të sotme në parlament parashikon dhe shqyrtimin e disa pr/ligjeve, miratimi i të cilave kërkon shumicë të cilësuar (84 vota), si pr/ligji "Për gjykatat administrative", si dhe disa ndryshime në Kodin Penal.
Pika e fundit e axhendës së sotme në Kuvend janë dy interpelanca, të kërkuara nga deputetët e opozitës. E para me kryeministrin, Sali Berisha, kërkuar nga deputeti, Erion Braçe dhe interpelanca e dytë me Ministrin e Financave, Ridvan Bode, kërkuar nga deputetja e PS-së, Mimi Kodheli.