E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavije/ Perfundon greva e doganiereve greke nis puna ne dogana

Sot në mëngjes ka përfunduar greva e doganierëve greke dhe ka nisur normalisht puna, ndërsa situata problematike e krijuar po shkon drejt normalizmit.

Sipas policisë, pohojne se situata në pikat doganiere është e qetë dhe qytetarët apo automjetet mund të lëvizin lirisht. Greva e paralajmëruar e doganierëve greke ka paralizuar për dy ditë lëvizjen e automjeteve në pikat kufitare të Tri Urave në Përmet, Qafë-Botës në Sarandë dhe Sopikut e Kakavijës në Gjirokastër.

Sipas burimeve nga polica e Gjirokastrës, për shkak të grevës ka një rënie të ndjeshme edhe të fluksit të këmbësorëve drejt pikave doganore të jugut. Gjatë dy ditëve të grevës kanë kaluar kufirin grek 1800 shtetas shqiptarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›