E Diel, 1 Nëntor 2026

Aubalis Keqardhje per incidentet e dhunshme ne veri te Kosoves

Kryesuesi i radhës së OSBE-së, njëkohësisht Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Audronius Ažubalis, shprehu sot keqardhjen për incidentet e dhunshme në veri të Kosovës dhe bëri thirrje për vazhdim të dialogut.

Misioni i OSBE në Kosovë bëri të ditur se, Ažubalis, bën thirrje për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë si rrugë përpara në zgjidhjen e çështjeve të veçanta.

“Shpreh keqardhje për incidentet e dhunshme që ndodhën dje në veri të Kosovës dhe e përsëris thirrjen time për përmbajtje nga dhuna duke i'u bashkuar thirrjeve të udhëheqësve politikë dhe të komuniteteve për qetësi”, thekson Ažubalis.

Dialogu, u shpreh ai, është mënyra e vetme që çon përpara. Bisedimet Beograd – Prishtinë janë një forum ku mund të merren hapa konkretë për të mirën e gjithë komuniteteve. OSBE është e përkushtuar që të mbështet një mjedis stabël dhe të sigurt dhe ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›