E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri/ Shpërthen autobusi me pelegrinë, dhjetra të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin e Sirisë, Damaskun, mëngjesin e së enjtes. Nga një bombë e vendosur në një autobus ku ndodheshin pelegrinë iranianë kanë humbur jetën dhjetëra persona. Lajmi është raportuar fillmisht nga televizioni arab 'Al Jazeera', ndërsa bëhet fjalë edhe për shumë të plagosur. Mediat informojnë se pelegrinët iranianë po vizitonin një Tempull shiit në Damask. Autoritetet siriane kane deklaruar se nuk ka qenë një akt terrorist . Ngjarja ndodhi në zonën periferike Sayeda Zainab, në afërsi të një stacioni karburanti. Kjo zonë, e njohur si një ndër vendet më të rëndësishme të pelegrinazhit shiit nga e gjithë bota, është evakuuar dhe izoluar nga forcat e sigurisë. Pak më larg nga zona Sayda Zeinab, në shtator të 2008, u verifikua një tjetër atentat si pasojë e të cilit u vranë 17 persona. Shpërthimi në autobus, përkon me vizitën zyrtare në kryeqytetin sirian, të Said Jalili, sekretari i përgjithshëm i këshillit suprem iranian për sigurinë kombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›