E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend/ Sot seanca për përmbytjet, mungon PS

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e parë për vitin 2010. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shqipërisë rreth përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë do të mbahet rreth orës 17:00 .

Pavarësisht faktit se kryeparlamentarja Topalli ka deklaruar se kjo seancë do mbahet me kërkesë të disa deputetëve të opozitës, të zgjedhurit e PS nuk do të jenë sot të pranishëm në Kuvend.
Ditën e djeshme, në një konferencë për shtyp, kreu i PS-së Rama u shpreh se nuk ka asnjë arsye që opozita të paraqitet në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, kur në fakt ajo nuk është fare e tillë.

Deputetët e opozitës nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit që nga shtatori i vitit që shkoi, prej fillimit të legjislaturës së re, duke kërkuar hapjen e kutive të votimit të 28 qershorit me pretendimin se brenda tyre ka një rezultat tjetër nga ai i shpallur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›