E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli: Nuk ka rrezik epidemie në Shkodër

Alban Ylli, drejtor i shëndetit publik, i ftuar në emisionin "Mëngjes Ekspres" në "Ora News" u shpreh se popullata e Shkodrës nuk është në rrezik për epidemi. Sipas tij, tashmë në vendin tonë ka më pak persona të infektuar me grip derri në vendin tonë, ndaj edhe në Shkodër rreziku i përhapjes së A/H1N1 është më i ulët. "Tashmë ISHP është në gatishmëri në Shkodër, ne informohemi në kohë reale për çdo rast të shfaqjes së A/H1N1 atje", theksoi ai.
Ylli garantoi se në Shkodër mbulimi me shërbime është më i lartë se zakonisht.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›