Kuvend, betohet deputeti i ri i PS-së, Edison Konomi
TIRANË- Deputeti i ri i Partisë Socialiste, Edison Konomi, u betua të enjten në seancën plenare të Kuvendit, duke zënë vendin e mbetur vakant pas tërheqjes së deputetes socialiste, Rudina Seseri.
Dy javë më parë KQZ i dha mandatin e deputetit Konomit, pas vendimit konsensual të Këshillit të Mandateve dhe më pas votimit në seancë plenare të raportit të përbashkët PD-PS për mandatin e PS-së.
Por, me gjithë dhënien e mandatit nga Komisioni Zgjedhor, betimi në Kuvend i Konomit pati vonesa pasi ky i fundit figuronte me dy mandate, një si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit dhe një si deputet, gjë që është në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.
Sipas procedurave, Konomi më parë duhet të dorëzonte mandatin e anëtarit të Këshillit, dhe vetëm pas kësaj mund të ulej në karrigen e parlamentit.
(d.b/BalkanWeb)